75 Mall Live Search
21:42 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

Bytyqi gëzon “Dardanët”: Për Kosovën rreh më së shumti zemra

Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi duket se ka bërë zgjedhjen e tij se për cilën kombëtare do të luaj.

I kërkuar nga Norvegjia, Kosova dhe Shqipëria, Bytyqi tashmë është i vendosur.

Ai tashmë është i bindur që të luaj për kombëtaren e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Challandes dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive”.

“Për me vendos kam qenë i vendosur moti që dua të luaj për Kosovën pasi është vendi im dhe për Kosovën rreh më së shumti zemra”, tha për Telegrafin, Zymer Bytyqi.

“Në mars nuk ishte i grumbulluar, edhe pse tifozët të kanë kërkuar shumë, por a do ta shohin Zymerin të grumbulluar? Kismet po, do të jem në Kosovë”, tha Bytyqi.

Sot, sulmuesi i SHqipërisë, Sokol Cikalleshi, që është bashkëlojtar i Bytyqit në Konyaspor, tha se FSHF janë afër ta ftojnë Bytyqin.

Përkundër performancave të mira që i ka pasur këtë sezon Bytyqi, ai nuk ishte ftuar për ndeshjet e marsit./Indeksonline/