75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / MSH

Bytyqi i drejtohet Qeverisë: Jeni ardhë në pushtet duke mashtruar, ju keni probleme serioze me vetveten

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi në seancën e sotme plenare e para në sesionin vjeshtor tha se mësuesit i dhanë gjithcka këtij vendi, në kushtet më të rënda për kohën, ata kanë punuar në forcat e tyre. Sot ata janë duke ushtruar një të drejtë që ua garanton ligji dhe kushtetuta e këtij vendi.

Deputetja Bytyqi tha se është e papranueshme që mësuesit tanë të ofendohen e të quhen të padijshëm e analfabetë.

”Ne nuk e mohojmë që sistemi ynë i arsimit ka të meta dhe ka nevojë për investime, por , para se t’i shani e ofendoni ata me fjalët më të vrazhda duke i quajtur “të padijshëm”, ”analfabet” e shumë nga ju kërkuan që ata të përjashtohen të gjithë si “të pa aftë”, është mirë që të pyesni vetën se cilii ka qenë angazhimi juaj që t’i aftësoni ata me korrikulat e reja dhe metodat e mesimdhënies, cili ka qenë plani juaj saktësisht që një vit e gjysëm që ta zgjini këtë konflikt që ka filluar qysh moti”, tha Bytyqi.