75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Bytyçi i PDK-së, deputetëve: Mos u bëni frikacakë, votojeni Ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Ka nisur vazhdimi i seancës me pikat e mbetura dhe deputetët janë para votimit të Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Në emër të  propozuesit të këtij projektligji,  ka folur deputeti i PDK-së, Gazemnd Bytyçi, i cili ka qenë i ashpër ndaj deputetëve, të cilët po vazhdojnë të mos japin votën e tyre pro këtij ligji.

Ai ka thënë se ky ligj nuk meriton trajtim të tillë dhe nuk duhet të injorohet në këtë mënyrë.

Ka theksuar se partia e tij nuk do të tërhiqet derisa të votohet ky projektligj. Madje Bytyçi u ka thënë deputetëve që të mos bëhen frikacakë por të japin votën e tyre pro këtij projektligji.

“Do ta them se këtu në sallë dhe jashtë janë thënë të pavërteta, është tentuar të dezinformoheshin. Nuk duam dhe me këtë ligj ta pasqyrojmë se kush ishte, kjo nuk mundet të ketë. Si mundet një tekst të jetë obligiativ për shtetin kur UÇK-ja tashmë i përket historisë sonë. Me keqardhje ju them mos u boni frikacakë po votojeni këtë ligj. E keni shumë gabim me këtë qasje, ju kërkoj që të votoni. Ne si deputetë jemi të obliguar ta votojmë dhe pastaj në leximin e dytë t’i trajtojmë të gjitha vërejtët që i keni”, tha Bytyçi para deputetëve.