75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bytyqi jep lajmin e mirë për mësimdhënësit e viteve të 90’

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka mirëpritur miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit 1990/99 në Kuvend të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Bytyqi ka shkruar se ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kanë bërë për këtë Ligj dhe se kjo e bën të lumtur pafund, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Bytyqit:

Urime të gjithë mësimdhënësve të viteve 1990/99!

Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës.

Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën.

Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë! /Indeksonline/