75 Mall Live Search
23:21 / E Diele, 23 Shkurt 2025 / FR

Bytyqi kërkon lirimin e tifozëve të Lirisë që janë arrestuar pas përleshjes në ndeshjen me Vëllaznimin

Drejtori sportiv i Lirisë, Valon Bytyqi ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Prizren, ku tifozët e Lirisë u përleshen me ata të Vëllaznimit.

Ai ka thënë se “Arpaxhikët” hynë në fushë për të festuar e ata nga skuadra kundështare i quajtën “kriminel”.

Tutje ai ka kërkuar që personat e arrestuar nga ky incident të lirohen.

“Personat që janë arrestuar pas përleshjes në ndeshjes duhet të lirohen, ata po mbahen padrejtësisht”, tha Bytyqi në kanal10.