21:45 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: MASHT-i ka finalizuar Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet,1991-99

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi  ka bërë të ditur se ministria të cilën udhëheq ai tashmë ka finalizuar Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet 1990/91- 1998/99.

Bytyqi gjithashtu ka theksuar se tashmë ky Ligj nga ana e ministrisë së tij është dërguar për miratim dhe se tani është duke u parë vetëm ndikimi buxhetor, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, ju njoftoj se ditë më parë së bashku me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin e Financave Hamza, takuam përfaqësuesit e SBASHK-ut. Gjatë takimit veç tjerash diskutuam edhe rreth Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet 1990/91- 1998/99. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka finalizuar këtë Ligj të cilin e kemi dërguar për miratim, dhe tani është duke u parë vetëm ndikimi buxhetor që nuk varet nga ne. Sh.Bytyqi