20:04 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: Miratimi i ligjit për përdoromin e gjuhës shqipe në Maqedoni, e arritur e rëndësishme

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i është gëzuar miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Sipas tij, kjo është e arritur e rëndësishme për popullin shqiptar.

“Urime për popullin shqiptar dhe Parlamentin e Maqedonisë i cili dha dritën jeshile për miratimin e këtij ligji.”, ka shkruar ai mes tjera- transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

GJUHA SHQIPE NË MAQEDONI

Sot Parlamenti i Maqedonisë ka Miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni kjo është një arritje e rëndësishme për popullin shqipëtar. Në të gjitha organet e pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë etj, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj do të jetë edhe gjuha shqipe.
Urime për popullin shqiptar dhe Parlamentin e Maqedonisë i cili dha dritën jeshile për miratimin e këtij ligji.

Sh.Bytyqi