75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bytyqi: NISMA ka qenë në dijeni që në arsim ka shumë probleme të trashëguara të cilat duan zgjidhje dhe për këtë po punojmë

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se të gjithë duan që sistemin arsimor në Kosovë ta ngrisin në nivele me të larta. Por, ka thënë se për këtë nuk duhet të shigjetojmë me polemika politike, por duhet larguar këto polemika, sepse ky është edhe një zotim i të gjithëve që e kanë bërë.

Ka thënë se partia të cilën ai bën pjesë, Nisma Socialdemokrate e ka ditur që në ditën e parë kur e ka marrë përgjegjësinë për të udhëhequr MAShT-in se sa probleme ka në sistemin arisimor dhe cila është gjëndja.

“Kemi qenë të vetëdijshëm që sistemi arsimor ka shumë probleme dhe që dojnë adresim për ti zgjidhur dhe kjo kas qenë që në ditën e parë, pra përgjegjësi e lartë që ti adresojmë problemet e trashëguara në sistemin arsimor. Hapin e parë apo përgjegjësinë e parë që është dashur ta marr e kam marrë unë si ministër, i kam lënë anash të gjitha obligimet tjera në mënyrë që gjithë përkushtimin tim t’ia dedikoj arsimit”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi në seancën plenare ku po diskutohet për gjendjen në arsim.

“Kush mendon që problemet e trashëguara në sistemin arsimor rregullohen për një vit e gjysmë është gabim, kush mendon që rezultatet e punëve që kemi bërë për një vit, edhe kjo është gabim. Ministria e Arsimit raporton para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Arsim rregullisht çdo tre muaj, për çdo veprim e angazhim që bëjmë ne si Ministri”, ka shtuar Bytyqi.