75 Mall Live Search
11:53 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Bytyqi: Premtimet e bëra nga qeveria aktuale kanë mbetur vetëm fjalë pa veprime konkrete

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, në fjalën e saj të rastit në Kuvendin e Kosovës është shprehur se premtimet e bëra nga qeveria aktuale kanë mbetur vetëm fjalë pa veprime konkrete.

Bytyqi, tutje tha se shtëpitë po zbrazen pasi që të rinjtë e vendin gjithnjë e më shumë po e braktisin vendin.

“Sot është një seancë e re për kuvendin tonë, ndërsa adresimit e qytetarëve mbesin ende të njejta. Shqetësimet që i keni bartur që nga fillimi i kësaj qeverie janë valide akoma edhe sot, sepse gjendja juaj ekonomike po vazhdon edhe sot të vërzhtirsohet jo vetëm për qytetarët por edhe për të rinj. Premtimet e bëra nga qeveria aktuale kanë mbetur vetëm fjalë pa veprime konkrete. Prandaj mos të quditemi që qdo shtëpi nga fshatrat e thella të kosovës deri në kryeqytet po zbarzet gjithmonë e më shumë nga të rinjët”, ka thënë Bytyqi.

Më tej Bytyqi,shtoi se të dhënat e papunsisë në vend vazhdojnë të jenë ende në një nivele alarmante./Indeksonline/