Byzylyku i dorës zbulon se Gjesti dhe Egli janë në lidhje/ Foto që u publikua …

Gjesti dhe Egli, nisën një lidhje dashurie gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të medias rozë, mes zërave për ndarje dhe ribashkime të mundshme.
Së fundmi, një fotografi e publikuar nga Egli në rrjetet sociale ka rikthyer spekulimet, duke lënë të kuptohet se dyshja vijon të jetë bashkë, shkruan IndeksOnline.
Është një byzylyk dore, që vërtetohet se të njëjti mban edhe Gjesti.



Pamja e tyre së bashku ka ngjallur interesin e ndjekësve, ndërkohë që shumë komentues mendojnë se çifti mund të jetë duke qëndruar në fokus të mediave qëllimisht, përmes dinamikave të lidhjes së tyre.
Megjithatë, pavarësisht zhurmës në rrjet, mbetet për t’u parë nëse kjo marrëdhënie do të zgjasë. /IndeksOnline/
