Çfarë po ndodh në të vërtetë me Britney Spears? Zbulohet e vërteta

Britney Spears ka ngjallur shqetësim pasi fshiu llogarinë e saj në Instagram.
Ka pasur spekulime se është ‘jofunksionale’ dhe në gjendje të vështirë financiare, por këngëtarja thuhet se është e lumtur pasi ka ndarë rrugët me babain e saj, transmeton Indeksonline.
Superylli i popit, thuhet se po bën një pushim nga rrjetet sociale për të qenë e rrethuar me miq.
Megjithëse vendimi ishte që Britney të paguante faturën ligjore prej 2 milionë dollarësh të babait të sa , përveç 4 milionë dollarëve që ajo besohet se ka shpenzuar për avokatin e saj, burimet kanë hedhur poshtë pretendimet se fituesja e Grammy është në ‘rrezik serioz për të falimentuar’.
“Britney mbylli llogarinë e saj në Instagram përkohësisht për të bërë një pushim dhe për të kaluar kohë me miqtë e saj pasi zgjidhi betejën ligjore me babanë e saj Jamie”, tha një burim ekskluzivisht për DailyMail.com./Indeksonline/
