15:17 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Ca këshilla për ta kaluar gjithë pranverën me humor të mirë

E dimë që bota s’është në ditët e saj më të mira dhe shumë gjëra që as nuk i mendonim për 2022-shin po ndodhin aktualisht, por le të mendojmë ndryshe.

Ardhja e pranverës përfaqëson shpresë dhe dëshirën për vazhdimësi, prandaj praktikoni optimizmin. Duke qenë se në vendin tonë 14 marsi shënon “Ditën e Verës”, më poshtë do të gjeni disa këshilla për të qenë më optimistë dhe më “të zgjuar” gjatë kësaj stine.

1- Kujdesu për pamjen e jashtme

Bëni çfarë ju pëlqen, mjafton të ndiheni komode dhe të lumtura me pamjen tuaj. Nëse kjo do të thotë të ndryshoni ngjyrën e flokëve apo të humbisni disa kilogramë apo praktikimi i një zakoni të ri, bëjeni! Do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj.

2- Bëni shopping

Rifreskoni garderobën tuaj duke shtuar në të veshje që përputhen më shumë me personalitetin tuaj. Mundohuni të zgjidhni ngjyrat që kanë një ndikim pozitiv në gjendjen tuaj shpirtërore.

3- Dilni rregullisht me miqtë

Ndodh që edhe të mos jeni në humor për të dalë nga shtëpia, por të gjithë e dimë se nëse kalojmë pak kohë me miqtë tanë do të kënaqemi më shumë. Vendosni dhe zgjidhni miqtë që janë pozitiv në jetën tuaj dhe përpiquni t’i takoni rregullisht. Grupet me energji pozitive mund t’ju ndryshojnë komplet 

4- Vendosini vetes qëllime të vogla dhe zbatojini

Nuk e keni idenë sesa kënaqësi do të merrni nga e gjithë kjo. Janë gjërat e vogla që bëjnë edhe diferencën. Përshembull: Mund të zgjidhni të bëni gjëra më të shëndetshme, siç mund të jetë praktikimi i jogës çdo mëngjes.

5- Bëni një axhendë për filmat

Ok, të dilni me miqtë është argëtuese dhe të kujdeseni për trupin gjithashtu, por ama ato netët e pranverës fillojnë dhe bëhen gjithnjë e më interesante. Kur s’keni asnjë plan: Piza dhe filma. Bëni një listë të filmave që keni dashur të shihni, por asnjëherë nuk i keni parë sepse keni qënë të zënë gjatë vitit.

6- Playlist-a e verës

Bëni një listë në telefonin tuaj me këngët e preferuara që ju bëjnë të buzëqeshni dhe të jeni në humor të mirë.

7- Buzëqeshni dhe jini optimiste

Do të keni edhe ditë të këqija në pranverë dhe kjo është tërësisht normale. Mos harroni disa njërëz çfarë nuk do të jepnin që të kishin ditët tuaja “të këqija”. Duhet të jeni optimiste dhe të menaxhoni gjenden tuaj shpirtërore. Vlerësoni gjërat që keni, duajini njerëzit që ju qëndrojnë afër dhe ju mbështesin.