75 Mall Live Search
09:57 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Cabello për të dashurin e saj: Aktualisht, s’kemi kohë të shkojmë as në studio bashkë

Në një intervistë për Jimmy Hill në “the Global Awards” këngëtarja e famshme Camila Cabello, ka folur për herë të parë për atë anë të dashurisë që nuk është edhe aq e thjeshtë.

23-vjeçarja, e cila pak ditë më parë festoi ditëlindjen tha se ajo dhe i dashuri i saj Shawn Mendes, po i marrin gjërat avash pasi janë shumë të rinj për të bërë plane të mëdha për të ardhmen.

E pyetur nëse dyshja do të kenë një tjetër bashkëpunim muzikor po aq të suksesshëm sa Senorita, Camila u përgjigj se për aktualisht ata nuk kanë kohë as të shkojnë në studio bashkë.

Edhe pse duhen shumë dhe ndihen më fat që kanë njëri-tjetrin, Cabello theksoi se ndonjëherë dashuria bëhet e lodhshme dhe të merr energji, por sigurisht jo në një konotacion negativ.