75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / mp

Çadraku: Thaçi e Veseli s’kishin kurrfarë aktivitetesh ushtarake operacionale

Ish-shefi i zublim-kundërzbulimit në Zonën Operative të Pashtrikut, Halil Çadraku, ka thënë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk kanë pasur aktivitete të tyre ushtarake operacionale.

“Në asnjë gazetë, as të kundërshtarëve e as tonat, nuk kam dëgjuar t’i thuhet Hashim Thaçit, gjeneral Hashim Thaçi, në asnjë gazetë, libër nuk ka gjeneral Kadri Veseli dhe kjo e dëshmon se ata nuk ishin aktivitet të tyre ushtarak operacional gjatë vitit ’98-’99, por kishin më shumë detyra të kontaktonin me struktura ndërkombëtare”, ka thënë Çadraku.

Ai është pyetur nga gjyqtari Christoph Barthe se a i ka pranuar anëtarët e FARK-ut në kohën kur ishte anëtar i Komisionit për Verifikimin e veteranëve të luftës.

“Po, ata nuk e meritojnë të jenë veteran luftëtar sepse nuk kanë qenë në luftë”, ka thënë Çadraku.