75 Mall Live Search
09:12 / E Premte, 23 Maj 2025 / G T

Cagliari paralajmëron Napolin, kjo foto flet shumë!

Skuadra e Cagliarit sonte udhëton në stadiumin “Diego Armando Maradona” për t’u përballur me Napolin në ndeshjen e fundit të sezonit në Serien A.

Në rrjetet sociale, skuadra e Cagliarit ka publikuar një foto të Yerry Mina, i cili shihet me veshje të vjetër ushtarake, me shpatë dhe mbrojtës, sikur të ishte një spartan, shkruan Indeksonline

May be an image of 1 person

Kjo foto e publikuar ka dy domethënie. Vazhdimi i kontratës nga mbrojtësi kolumbian dhe sigurisht edhe paralajmërimi për ndeshjen sonte.

Cagliari e ka siguruar mbijetesën me fitoren e fundit, kurse Napolit i duhet fitore patjetër për t’u shpallur kampion i këtij edicioni.

Kujtojmë se ndeshja sonte zhvillohet nga ora 20:45../Indeksonline/