11:54 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / B O

Çahet akuariumi gjigant i Berlinit me 1500 peshq, kaos total

Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.

“AquaDom”, i cili ka qenë shtëpia e 1500 peshqve tropikalë, është 14 m i lartë dhe u përshkrua si akuariumi cilindrik më i madh në botë.

Mbeturinat nga thyerja janë shpërndarë edhe në rrugën para godinës, e cila është mbyllur për shkak të vërshimeve.

Ndërkohë mysafirët janë zhvendosur nga hoteli.

Brigada e zjarrfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrfikës ishin të pranishëm dhe nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi thyerjen.