Caitlyn Jenner nuk u ftua në dasmën e Kourtney Kardashian

Caitlyn Jenner nuk u ftua në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.
Sipas burimeve të TMZ, Caitlyn nuk mori ftesë pasi dyshja nuk e panë të arsyeshme që ta kenë prezentë në dasmë, transmeton Indeksonline.

Të njëjtat burime thonë se Caitlyn dhe Kourtney nuk flasin dhe kështu Kourtney nuk deshën ta ftonin atë.
Vlen të theksohet se Caitlyn mori pjesë në dasmën e Kim dhe Kanye në Itali në maj të vitit 2014./Indeksonline/
