75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Çaj e muhabet, ylli i Superligës pret mysafirë kundërshtarët e tij

Bajram Jashanica, mbrojtësi i njohur kosovar mbrëmë ka pasur mysafirë në shtëpinë e tij.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë pati mysafirë disa futbollistë kundërshtarë të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Mirlind Daku, Besar Musolli, Bujar Idrizi, Egzon Sinani dhe Fiton Hajdari kishin shkuar të shtëpia e Jashanicës për t’ia uruar lindjen e djalit.

Jashanica publikoi një foto në rrjetet sociale ku tregon për pritjen që ua bëri atyre. Mbrëmë ishte ftohët dhe sigurisht që në këtë kohë shkon edhe çaji!/IndeksOnline/