Çaji i rigonit dhe efektet e jashtëzakonshme të tij

Rigoni është një erëz medicinale popullore që është përdorur për mijëra vjet.
Për shkak se është një ilaç antioksidant dhe anti-inflamator, rigoni ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
Përveçse si një erëz, rigonin mund ta përdorni dhe si çaj për të trajtuar probleme të ndryshme.
Çaji i rigonit mund të përgatitet nga bimë të freskëta ose të thata. 1 deri në 2 lugë rigon hidhen në ujë të vluar.
Lëreni të pushojë për rreth 5 minuta, më pas kullojeni dhe pijeni. Për të hequr qafe kërpudhat e këmbëve, thjesht aplikoni vaj të holluar rigoni në këmbët tuaja.
Duke qenë se është antikancerogjen, rekomandohet të pihet një lugë çaji rigon në ditë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të rënda.
Gjithashtu, çaji i rigonit mund të lehtësojë probleme si artriti, kolla, dhimbje muskulore, alergjitë, dhimbjen e kokës, infeksionet e traktit urinar, dhimbjet menstruale etj.