Cak i sulmit me armë zjarri në Pejë, Xhevdet Kelmendi
Në orën 22:15 në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Uesli Klark” ka ndodhur një incident me armë zjarri.
Në drejtim të një veture ku ndodheshin dy qytetarë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditura se në veturë ishte Besim Lajçi, i cili edhe po voziste, ndërsa shoqëruesi i tij ishte, Xhevdet Kelmendi. Ky i fundit ishte edhe cak i sulmit, por që nuk ka marrë ndonjë lëndim trupore. Derisa Lajçi është plagosur dhe po vazhdon të marr tretman mjekësor, ku sipas policisë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, Indeksonline ka raportuar pak më parë se vetura e personave të cilët janë në ndjekje nga Policia e Kosovës është gjetur e djegur afër një shkolle. Ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/