14:31 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj: Deri më 2050, Shqipëria synon të emetojë zero gazra, në natyrë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes një njoftimi të bërë të njohur në Facebook se në Ditën e OKB-së, temë qëndrore të diskutimit kanë pasur mbrojtjen e mjedisit dhe veprimi për klimën.

“Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që tashmë ka “Planin e veprimit për zbutjen e emetimeve të gazit karbonik në natyrë” dhe “Planin kombëtar për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike”, ka shkruar Cakaj.

Ai, ndërkaq, ka thënë se këto dokumente janë pjesë e synimit të Shqipërisë për të zvogëluar me 45% emetimet e gazrave serë në natyrë në dekadën e ardhshme për të shkuar përfundimisht drejt emetimit zero deri në vitin 2050.

“Shqipëria do ta ketë çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe veprimin për klimën pjesë themelore të politikave të saj gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020 dhe pjesë qëndrore të platformës së saj për kandidaturën për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së 2022-2023”./Indeksonline/