Cakaj flet për periudhën në Lëvizjen Vetëvendosje, tregon se a do të bëhet pjesë e ndonjë partie në Kosovë?

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në “Kanal 10” ka zbuluar se a e planifikon që të bëhet pjesë e ndonjë partie politike në të ardhmen.
“Unë në VV kam qenë si 15 vjeçar, kam dal si 17 vjeçar. Është periudhë për të cilën unë jam shumë krenar. Nuk planifikoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë”
“Në krejt çka mund të mendoj në të ardhmen time, në horizontin e të menduarit, nuk është angazhimi në ndonjë parti politike veçanërisht jo në Kosovë”, tha ai./Indeksonline/