22:08 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Cakaj flet për taksën ndaj Serbisë, përmend edhe polemikat Rama-Haradinaj


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj është deklaruar rreth çështjes së taksës 100% të vendosur nga Republika e Kosovës për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Cakaj, në emisionin politik të Eni Vasili në Top Channel, ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një shancë për kurorëzimin e njohjes së ndërsjellët.

“Po, kemi te bëjmë me kërkesë për pezullim të taksës, jo heqje te taksës. Shqipëria i vetmi vend në rajon që në mënyrë absolute dhe të zëshme ka mbështetur heqjen e taksës”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline

Cakaj poashtu sqaroi debatin e ditëve të fundit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij kosovar, Ramush Haradinaj.

“Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Në Berlin nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës, por pezullim të taksës. Pezullimi është diskutuar në kushte të veçanta. 4-6 muaj të hiqet për t’i dhënë shans fillimit të dialogut. Kjo kërkesë nuk është shtruar zyrtarisht madje. Ishte këmbim informal pikëpamjesh”, deklaroi Cakaj.

“Gjykimi për taksën është bërë në sesionin informal së pari, dhe e dyta bëhej fjalë për pezullim të taksës, jo heqje”, shtoi Cakaj. /Indeksonline/