19:18 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Cakaj i falënderon krerët e partive për marrëveshjen e unitetit , për Preshevën

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka falënderuar të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit për Preshevën.

Cakaj ka thënë se ata “gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake”.

Postimi i plotë:

Pas një pune të pakursyer e plot vullnet për të bërë më të mirën për Luginën e Preshevës, iu detyrohem edhe një falënderim të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit, Shaip Kamberit, Sami Salihut, Shqiprim Musliut e, veçanërisht, Shqiprim Arifit, i cili gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake