Cakaj i privilegjuari nga ministrat e Ballkanit, përkrahë sekretarit amerikan dhe kryeministrit të Izraelit!
Ministri i Jashtëm nga Shqipëria, Gent Cakaj po vazhdon suksesshëm prezantimin e tij nëpër vendet të Evropës.
Pas pjesëmarrjes në Samitin e Bukureshtit, kryediplomati shqiptar po merr pjesë në Varshavë të Polonisë përkrah liderëve të njohur botëror.
Një gjë që bie në sy në këtë takim ishte se Cakaj ishte ministri i vetëm i ftuar nga shtetet e Ballkanit, shkruan Indeksonline
Pjesëmarrës të këtij takimi ishte njëri prej njerëzve më të fuqishëm në SHBA, sekretari i shtetit, Mike Pompeu dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vlen të theksohet se ministri nga Kosova javë më parë u takua në Rumani me 28 ministrat e jashtëm nga Evropa.
Takimi ishte organizuar nga presidenca rumune e BE dhe kjo i shërbeu Cakajt të bënte edhe prezantimin e tij të parë në një nivel kaq të lartë, me statusin e kryediplomatit fuqiplotë. /Indeksonline/

