75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Cakaj, ka një lajm të mirë për shqiptarët e Medvegjës

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Genc Cakaj, vazhdimisht ka qenë aktiv për të mbrojtur e përkrahur  shqiptarët anë e kënd.

Ndërsa tani ka theksuar se Qeveria e Shqipërisë  pas shpërndarjes falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Cakaj ka thënë përmes një statusi në Facebook  se shqiptarët e Medvegjës, kanë nevojë të jashtëzakonshme për pranin e këtij Këshilli.

“Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…

#JemiNjë”, ka shkruar Cakaj.

Postimi i plotë i tij:

Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës ???… Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të…

Posted by Gent Cakaj on Thursday, September 17, 2020