75 Mall Live Search
20:51 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Cakaj kërkon nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë të ndajë 10 mijë euro për të ndihmuar në rinovimin e shkollës në Bujanoc

Ministri i Jashtëm shqiprar Gent Cakaj, ka rekomanduar Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë që të ndajë një shumë prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar në rinovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Konçul të Bujanocit.

Lajmi është bërë i ditur nga zv.kryetari i komumëe së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

“Sot në ambientet e Minitrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, zhvilluam një takim me ministren e jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë z. Gent Cakaj. Me këtë rast, ministri i jashtëm shqiprar Gent Cakaj, ka rekomanduar Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë që të ndajë një shumë prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar në rinovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Konçul të Bujanocit”, ka njoftuar Musliu.

Kjo, ndihmë sipas tij, është vazhdimësi e mbështetjes që Shqipëria dhe ministri Cakaj po i bëjnë Luginës së Preshevës.