Cakaj: Kosova gjithmonë vetëm ka fituar nga ndërhyrja dhe mbështetja e SHBA-ve

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka thënë se Kosova gjithmonë vetëm ka fituar nga ndërhyrja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai përmes një postimi shkroi se marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë, shkruan Indeksonline.
“Kjo marrëveshje do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë.
Njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli, ndërkaq, është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare.
Zoti i bekoftë shqiptarët, Kosovën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”