75 Mall Live Search
14:31 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Cakaj: Lista e Luginës së Bashkuar gëzon mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj sërish ka bërë thirrje që të mbështetet lista e Luginës së Bashkuar.

Ai tha që kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën!

Postimi i plotë:

Edhe njëherë:

Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!

PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!

Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën!

Forca vëllezër – bashkimi bën fuqinë ?????!