75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Cakaj mbështet financiarisht shkollat e qendrat rinore në Luginë

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB, ka njoftuar se kanë dhënë mbështetjen financiare për blerjen e pajisjeve për t’ë ndihmuar të rinjtë dhe nxënësit në Luginë.

Ai ka thënë se punua do të vazhdojë edhe më tej.

Ky është postimi i plotë:

Përshëndetje të nderuar miq! 

Ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në biblotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë.

Puna jonë e përbashkët, natyrisht, vazhdon