Cakaj me homologun italian: Shqipëria e Italia partnerë të pazëvendësueshëm për njëra-tjetrën
Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj është takuar sot me homologun e tij italian, Moavero Milanesi.
Në një postim në Facebook, Cakaj ka treguar katër mesazhe të rëndësishme të dala nga ky takim, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Cakajt:
Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi !
Katër mesazhe të rëndësishme nga takimi i sotëm:
1. Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë;
2. Shqipëria dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Iniciativës së Evropës Qendrore;
3. Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian;
4. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020;
Shqipëria dhe Italia mbesin partnerë të pazëvendësueshëm strategjik dhe politik për njëra-tjetrën!