75 Mall Live Search
20:59 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Cakaj me lajm fantastik për diplomacinë shqiptare

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij Facebook ka dhënë një lajm të mirë për diplomacinë e Shqipërisë.

Ai ka njoftuar opinionin se Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për hapjen e ambasadës të Republikës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë.

Ky vendim sipas tij është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithës, përcjellë Indeksonline.

Rëndësia e këtij vendimi duhet parë edhe në një rrafsh më të përgjithshëm politik dhe diplomatik.

Mbulimi i marrëdhënieve diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe me disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit është mbuluar krejtësisht nga Ambasada e Shqipërisë në Pekin.

Në këtë kuptim, kapaciteti veprues i Shqipërisë në këtë hapësirë gjeo-politike ka qenë më i ulët sesa vetë rëndësia gjeo-strategjike e saj.

Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë. Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një
funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore
për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm)
”, ka shkruar Cakaj.

Ministri shqiptar shton tutje se sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofron afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.

Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë
është një veprim me peshë të patjetërsueshme!

Shumë shpejtë me veprime të ngjashme në hapësira tjera për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë”./Indeksonline/