13:31 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Cakaj me maskën e Haxhi Krasniqit, në takimin me kryediplomatin grek

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka vendosur maskën e dhuruar nga Robin Krasniqi, në takimin me Nikos Dendiasin.

Cakaj edhe pse në një takim zyrtar nuk ka hezituar të vendoste maskën e dhuruar nga Kampioni i Botës në boks, Haxhi Krasniqi.

Maska e zezë dhe inicialet RK e shoqëruan Cakajn gjatë takimit të rëndësishëm me homologun grek në MEPJ.