Cakaj për Kosovën: Je ndërgjegja më e lartë e kombit e ëndrra më frymëzuese që s’shuhet kurrë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një statusi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka uruar shtetin e Kosovës në 12 vjetorin e Pavarësisë.
Në këtë festë të madhe për të gjithë shqiptarët anembanë botës, ministri ia ka shprehur dashurinë vendit të tij, me këto fjalë tejet emocionuese:
Të dua pafundësisht Kosova ime!
Je ndërgjegja më e lartë e kombit e ëndrra më frymëzuese që nuk shuhet kurrë !
T’i gëzosh vitet e mëvetësisë për jetë e mot!