75 Mall Live Search
21:25 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Cakaj mirënjohës ndaj Bierman, për mbështetjen në rindërtim pas tërmetit dhe rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka udhëtuar për në Uashington ku ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të USAID për Evropën dhe Euroazinë, z. Brock Bierman.

Cakaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vyer në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit dhe rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, por edhe për të mbyllur çështjet e fundit para ngritjes së Akademisë së Transparencës, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë i Cakajt:

Në Uashington takova edhe Përfaqësuesin e Lartë të të USAID për Evropën dhe Euroazinë, z. Brock Bierman, jo thjesht për t’i shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vyer në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit dhe rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, por edhe për të mbyllur çështjet e fundit para ngritjes së Akademisë së Transparencës ????…