13:02 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Cakaj në 21- vjetorin e çlirimit: Nderim për të rënët – falënderim për NATO-n e SHBA-në

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, në 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës ka falënderuar NATO-n dhe SHBA-në për ndihmën e dhënë.

“Gjithë rrugëtimi yt historik me sakrificat me të pashembullta qoftë gjithmonë burim frymëzimi për me të dashtë çdo ditë e më shumë e krejtësisht në mënyrë të veçantë”.

Njoftimi:

Urime edhe një përvjetor më shumë çlirimi, Kosovë!

Gjithë rrugëtimi yt historik me sakrificat me të pashembullta qoftë gjithmonë burim frymëzimi për me të dashtë çdo ditë e më shumë e krejtësisht në mënyrë të veçantë.

E, po, patjetër: sot nderim për të rënët në fushën e lavdisë, falënderim për NATO-n e ShBA-të për punën përtej kufijve të besueshmes për t’ia kthyer historisë drejtësinë dhe, gjithsesi, përkushtim edhe më i thellë për ta parë Republikën në majat më të larta të demokracisë, mirëqenies e zhvillimit.

TË DUA ??❤??!