75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj në Forumin Global për Refugjatët në Gjenevë

Ministri i Punëve të Jashme në Shqipëri, Gent Cakaj, përmes një shkrimi të bërë në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se është duke marrë pjesë në Forumin Global për Refugjatët në Gjenevë.

Ai me këtë rast ka thënë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët.

“Po ashtu, në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve”.

Ministri ka përmendiur edhe kontributin e Shqipërisë, e cila pranoi refugjatët nga lufta e Kosovës, përvojë kjo sipas tij që është shembull unik për solidaritet kombëtar, përcjellë Indeksonline.

“Shumë e rëndësishme të kujtohet kontributi i pakrahasueshëm historik i Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga lufta e Kosovës e shkaktuar prej projekteve për pastrim etnik dhe gjenocid nga regjimi i Milosheviçit!


Kjo përvojë historike nuk përbën vetëm një shembull unik të solidaritetit kombëtar, por paraqet edhe një model botëror sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me refugjatët në një prej orëve më të vështira të histories”./Indeksonline