13:23 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Cakaj në Kopenhagë, takim përmbajtësor me homologun e tij danez

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se sot në Kopenhagë ka zhvilluar një takim të shkëlqyer dhe shumë përmbajtësor me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, z. Jeppe Kofod ????!

Ky është postimi i plotë i tij:

Duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin dypalësh, theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, veçanërisht në fushën ekonomike.

Danimarka ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në çeljen e negociatave për Shqipërinë. Prandaj, informimi i drejtë për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar detyrimet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, është i pazëvendësueshëm. Ne do të vazhdojmë punën politike e diplomatike me gjithë vendet anëtare për të mundësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Në fund, shprehëm edhe mbështetjen e ndërsjellë për marrjen e angazhimeve si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.