18:01 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Cakaj në mbledhje virtuale me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s

Ministri i Punëvë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Ckaj, sot ka marrë pjesë në një mbledhje virtuale që është zhvilluar ndërmjet ministrave të jashtëm të vendeve anëtarëve të NATO-s.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në FB ku shkruan:

Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes virtuale të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Biseduam hollësisht për sigurinë transatlantike, sfidat e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën, situatën në Afganistan, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe atyre pranë Detit të Zi. Takimi ynë do të vazhdojë edhe nesër.