Cakaj në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të: Kërkohet anëtarësimi i Kosovës në KE

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave.
Ai thotë që në këtë mbledhje është folur edhe për kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ky është postimi i Cakajt:
Sot, në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, mes tjerash, parashtruam qartë e prerë edhe kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës ????!
Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë.