75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Cakaj: Në pritje të përgjigjes për të çelur Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, në Bujanoc

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, vazhdon të përkushtohet në normalizimin e jetës dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB, Cakaj, ka publikuar disa imazhe, të shkëputura nga Bujanoci, dhe takimet e tij me qytetarë, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se janë në pritje të një përgjigjeje pozitive për të hapur Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në këtë komunë.

Ky është postimi i tij:

Bujanoc. Aty ku ende presim të marrim një përgjigje pozitive për të çelur Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, për t’i shtrirë dorën e mbështetjes e për të forcuar lidhjen tonë me shqiptarët e gjithë Luginës.