75 Mall Live Search
20:33 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Cakaj në ShBA, takon Palmer dhe Engel

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Lutjet e Mëngjesit.

Ai gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime me zyrtarët amerikan, raporton Indeksonline.

Cakaj ka takuar zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Azi, Mathew Palmer dhe Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel./Indeksonline/