09:56 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Cakaj nga takimet në Maqedoninë e Veriut, thotë se kontributi i shqiptarëve është i patjetërsueshëm

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë,Gent Cakaj, ka vazhduar qëndrimin e tij në Maqedoninë Veriore, duke zhvilluar takime me të gjithë faktorin shqiptar atje. Cakaj ka treguar se ka takuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët,  Ziadin Sela, kryetarin e lëvizjes BESA,  Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare,  Menduh Thaçi dhe kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

Ai ka thënë se me gjithë dallimet politike, kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen e interesave kombëtare, zhvillimin e përgjithshëm institucional dhe ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, mbetet i patjetërsueshëm.

Postimi i plotë i tij:

Gjatë qendrimit zyrtar në Shkup, zhvillova edhe disa takime të shkëlqyera me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e…

Posted by Gent Cakaj on Friday, September 18, 2020