Cakaj njofton se diplomacisë shqiptare i janë bashkuar ekselentë e specialistë të rinj
Ministri i Punëve të Jashme në Shqipëri, Gent Cakaj, përmes një shkrimi të bërë në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se diplomacisë shqiptare i janë bashkuar ekslentë e specialist të rinjë.
Cakaj është shprehur jashtëzakonisht të jetë i gëzuar me prurjet e reja, derisa ka thënë se kjo qasje do të vazdojë edhe më tutje.
“Plotësimi i kuadrit diplomatik është pjesë e strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të krijuar hapësirë më të madhe angazhimi për një gjeneratë të re ekselente dhe siguruar një profesionalizëm më të lartë në diplomacinë shqiptare.
Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje.
Numri i të rinjve në diplomaci do të rritet më shumë dhe thirrja e ardhshme publike për aplikim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bëhet së shpejti”, ka shkruar ministri shqiptar./Indeksonline