Cakaj: Njohja nga Xhamaika, lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi

Gent Cakaj, e ka quajtur fantastike njohjen që Kosova mori nga Xhamaika.
Ai tha se ky veprim rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi ???…
Xhamaika tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës ????!
Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamaikës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare?!/Indeksonline/
