Cakaj për koalicionin LDK-VV: Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverinë e re

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi ka uruar LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e koalicioni qeverisës.
Cakaj tha se pret me padurim që të filloj bisedat përmbajtësore me Qeverinë e re për të zhvilluar një program të përbashkët në të mirë në të dy vendeve, transmeton Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Gent Cakajt:
Suksese VV dhe LDK në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm! Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve ?????!