75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Cakaj pjesë e mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot ka qenë pjesë e mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane.

Cakaj përmes këtij shkrimi tregon edhe rëndësinë e kësaj nisme, derisa thotë se kanë biseduar për luftën e përbashkët ndaj COVID019.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kjo nismë ka rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE.

Biseduam për masat e përbashkëta në luftën kundër COVID-19, domosdoshmërinë e hapjes së kufijve dhe rimëkëmbjes ekonomike. Theksuam, po ashtu, gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin nëpëmjet projekteve konkrete në fushën e turizmit, mjedisit, infrastrukturës dhe transportit.

Shqipëria vazhdon të luajë rol të pazëvendësueshëm në nismat rajonale dhe të bëjë punë të fortë e sistematike në të gjitha projektet e nevojshme për të përparuar tutje drejt Bashkimit Evropian. drit�?:0