12:16 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Cakaj pjesë e mbledhjes së Nismës së Evropës Qendrore, flitet për bashkëpunim në luftën kundër COVID-it

Sot u mbajt mbledhja e fundit e nivelit të lartë e Nismës së Evropës Qendrore për 2020.

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka qenë pjesë e kësaj mbledhjeje, derisa ai, ka thënë se temë ka qenë parandalimi ndaj përhapjes së dytë të pandemisë COVID-19, ku edhe kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

“Shprehëm gatishmërinë e rritjes së bashkëpunimit për t’i paraprirë përhapjes së mundshme të valës së dytë të pandemisë COVID-19, vlerësuam rëndësinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe theksuam përkushtimin e fortë për t’i zbatuar bashkërisht objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030.

Shqipëria do të vazhdojë punën përmbajtësore në kuadër të të gjitha organizatave me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal”, shkruan Cakaj./Indeksonline