75 Mall Live Search
15:19 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Cakaj: Raporti i KE për Shqipërinë është kristal i qartë!

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Cakaj ka shkruar se ky raport është kristal i qartë për gjendjen në vend, transmeton Indeksonline.

Më poshtë qëndrimi i Ministrit në Detyrë Cakaj pas Raportit të Komisionit Evropian:

Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:

Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Këshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë. /Indeksonline/