Cakaj shkakton tërmet në MPJ
Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar nga detyra me dhjetëra diplomatë e konsuj nderi, përcjellë Indeksonline.
Këto shkarkimi, Cakaj është duke i bërë në kuadër të reformave të realizuara deri më tani që nga marrja e detyrës si kryediplomat i Shqipërisë.
Burimet e Indeksonline të afërta me MPJ-në kanë thënë se Cakaj ka shkarkuar 50 diplomatë, 20 konsuj nderi në Shqipëri si dhe ka tërhequr 1 500 pasaporta diplomatike dhe 1 500 pasaporta tjera.
Në konferencën për media, lidhur me këtë çështje, Cakaj bëri të ditur se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shpallen të pavlefshme mbi 50% e pasaportave diplomatike të Shqipërisë.
Shqipëria, sipas tij, nuk meriton asgjë më pak se profesionalizëm e shërbim cilësor në diplomaci.
“Qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte dhe avancimi në detyrë, dëshmim profesional. Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci. Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se 80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelizëm as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale”, tha Cakaj.
Ai falënderoi të gjithë diplomatët për punën që bëjnë por theksoi se qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte.
Ndërsa për të gjithë ata diplomatë të rinj, që duhet të punojnë në konsullata, Cakaj tha se duhet të trajtohen fillimisht në akademi për shërbimet konsullore. /Indeksonline/